E bija e Frrok Bardhit, i cili u arrestua së bashku me të birin Everestin gjatë protestës, deklaroi se ndodhet në shesh jo për të nxitur urrejtje por për të kërkuar drejtësi për familjarët e saj dhe për të tjerët që mbahen në qeli.
Në protestën masive të 35-të kundër qeverisë, ku merr pjesë edhe diaspora, ajo deklaroi se drejtësia është një e drejtë e çdo qytetari.
“Babi dhe vëllai u dhunuan gjatë protestës. Jam krenare për ata të dy. Si bijë kjo më dhemb. Nuk jam këtu për urrejtje, por për të kërkuar drejtësi. Askush nuk duhet të dhunohet se merr pjesë në një protestë. Ju bëj thirrje të ngremë zërin me dinjitet, qetësi e guxim. Drejtësia është e drejtë e çdo qytetari. “, tha ajo.
© Panorama.al











