Pas protestës para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt komisariatit në rrugën “Mine Peza”, ku mbahen në paraburgim disa nga personat e arrestuar gjatë protestës të së enjtes para Parlamentit.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën “Lironi çunat”, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.
Në rrugën drejt komisariatit u dëgjuan gjithashtu thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
© Panorama.al











