“Këta janë me keq se Lubia, nuk ngopen”- Pedagogu nga Nju Jorku: E gjitha paria në burg, koha juaj ka mbaruar

Jul 4, 2026 | 19:52

Një pedagog i ardhur nga Nju Jorku mbajti fjalën gjatë protestës së 35-të zhvilluar në Tiranë, duke adresuar kritika ndaj mazhorancës dhe opozitës, ndërsa bëri thirrje për ndryshim politik.

Në fjalën e tij, ai tha se protestuesit përfaqësojnë dritën dhe të mirën, ndërsa kundërshtarët politikë i cilësoi me terma përçmues.

Më tej, ai kërkoi përgjegjësi për klasën politike, duke deklaruar: “E gjithë paria në burg, koha juaj ka mbaruar.”

“Jemi këtu si përfaqësues të dritës, të së mirës, të gjithçkaje që është e shqiptarëve. Përballë kemi një grupim hajnash që janë plehrat e kombit shqiptar, që kanë 35 vite që na trajtojnë si skllevër. Ne jemi drita, këta janë errësira, ne jemi paqja këta dhuna. Me jemi e drejta këta e shtrembëra.

Jemi përballë këtu një kryeministri edhe për disa ditë do jetë jo më shumë. Jemi përballë edhe një kryetari opozitare po aq anti shqiptar.

E gjitha paria në burg, koha juaj ka mbaruar. Ne këta i njohim kush janë, i kemi duruar dhe i kemi toleruar. Këta kanë vjedhur me votën tonë, këta janë më keq se Lubia, nuk ngopen. Nga ky shesh lind thirrja “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, tha pedgogu.

© Panorama.al

Te lidhura