Një aktivist i ardhur nga Britania e Madhe mbajti fjalën gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama me kritika, duke deklaruar se përballja e tij është me qytetarët shqiptarë dhe jo me agjentë të huaj.
Aktivisti tha se kryeministri ka humbur mbështetjen e qytetarëve, duke shtuar se kishte ardhur në pushtet si shpresë, por ishte shndërruar në zhgënjim.
Emigranti përsëriti edhe njëherë kërkesat, dorëheqjen e panegociueshme të Ramës dhe zgjedhje me një qeveri tranzitore, duke deklaruar se duhet ti hapet rruga proceseve demokratike.
“Betejën nuk e ke me agjentë të huaj, por e ke me shqiptarë. Shqiptarët të kanë dhënë luksin e 4 mandateve, por ti e ke bërë baltë, ndaj shqiptarët e diasporës dhe brenda kufirit janë bërë bashkë dhe të kanë vënë një kusht dorëhiqu, dorëhiqu. I kë zemëruar shqiptarët, në erdhe si shpresë por je bërë zhgënjim. Ndaj hapi rrugë proceseve demokratike ti japim fund tranzicionit”, tha ai.
© Panorama.al











