LIVE- Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e diasporës, mijëra qytetarë në shesh marshojnë nëpër Tiranë, kërkojnë largimin e Ramës: Dorëheqje, ju erdhi fundi

Jul 4, 2026 | 21:55

Pas gati tre orë qëndrimi përpara kryeministrisë ku mijëra qytetarë me praninë e  jashtëzakonshme të diasporës kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama, qytetarët nisën marshimin nëpër  Tiranë.

Protestuesit brohoritën thirrje si “Revolucion”, “Shqipëria e re”, “Rama jep dorëheqjen”, “Diaspora është me ne” dhe “Ju erdhi fundi”.

Po ashtu, në protestë u dëgjuan edhe thirrjet “Lironi çunat”, në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë demonstratës së së enjtes para Parlamentit.

Në marshim valëviteshin flamuj shqiptarë, ndërsa pjesëmarrësit mbanin edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është protesta e 35-të radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestat e zhvilluara çdo ditë gjatë javëve të fundit janë mbledhur mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe nga diaspora.

© Panorama.al

Te lidhura