“Kanë vjedhur dhe përfituar në kurrizin tonë, por a do i lejojmë më?” – Gazetari Stafa: Nënat e baballarët me kancer i lënë pa ilaçe! Ose ne ose hajdutët 36-vjeçar! Shpresa e fundit për Shqipërinë

Jul 4, 2026 | 20:57

Gazetari Osman Stafa theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet ta lejojnë më qeverinë dhe klasën politike që t’i vjedhin dhe përfitojnë në kurriz të tyre.

Teksa mori fjalën para mijëra qytetarëve nga brenda dhe jashtë vendit që janë mbledhur kundër Edi Ramës, ai deklaroi se një qëndresë e tillë prej më shumë se 30 ditësh nuk është parë kurrë në Shqipëri.

“Ata thonë nuk ka korrupsion. Unë iu pyes a ka korrupsion në Shqipëri? Kush na vjedh ne? Ata nuk duan t’ju dëgjojnë e shikojnë por vetëm të vjedhin dhe përfitojnë në kurrizin tonë, në kurriz të taksave tona. Por a do i lejojmë më ne? 35 ditë nuk është parë kurrë në Shqipëri një protestë e tillë dhe një qëndresë e rezistencë e tillë. A e dini se një ndër protestuesit e arrestuar është Altin Hila, babai i një fëmije të paralizuar.”, u shpreh ai.

Ai u ndal edhe tek gjendja e mjerueshme e shëndetësisë shqiptare, teksa tha se të prekurit nga kanceri nuk mund të trajtohen me ilaçe në Onkologjik. Ai ironizoi teksa tha se pushtetarët kanë para për satelitë apo inceneratorë.

“Unë duhet të flas për shëndetësinë se për shqiptarët është krim ajo që po ndodh. Reanimacioni qendror me 30 vende. Ai tjetri duhet të vdesë se aty nuk ka vende. A e dini ju se te neuorologjia vdes po more goditje në kokë se nuk punon pajisja. Duhet të kesh 35 mijë euro për të shkuar në privat. Spitali Onkologjik është sot pa ilaçe. A kanë shpirt e zemër këta? Janë nënat, motrat e baballarët tanë që vuajnë nga kanceri dhe këta i lënë pa ilaçe. Dhe paratë kanë për satelitët, inceneratorët që nuk ekzistojnë. I harxhojnë te kopshti Eden, Tigri 1 dhe 3 në Vlorë.”

Më pas ai shtoi se protesta është më e fortë se kurrë duke shtuar se populli duhet të fitojë përballë kësaj klase hajdute 36-vjeçare.

“Mbaroi protesta, iku protesta, por protesta është më e fortë se kurrë. Ose ne ose hajdutët 36-vjeçar. Kush do të fitojnë? Kanë vjedhur 36 vite, kanë pasur mundësi 4 mandate, çfarë duan më. Kjo është shpresa e fundit për Shqipërinë.”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura