FOTO+VIDEO- Protesta madhështore kundër Ramës, pjesëmarrje e jashtëzakonshme e diasporës! Mijëra qytetarë në shesh kërkojnë largimin e kryeministrit: Dorëheqje, ju erdhi fundi

Jul 4, 2026 | 23:00

Këtë të shtunë (4 korrik) u zhvillua protesta e 35-të radhazi e organizuar në Tiranë, ku mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi nisi në Sheshin Skënderbej, prej nga protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë me thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëria e re” dhe “Diaspora është me ne”.

Gjatë protestës mbajtën fjalën aktivistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë, të cilët shprehën kritika ndaj qeverisë dhe kërkuan ndryshime politike.

Protesta u shoqërua edhe me veprime simbolike. Protestuesit sollën një tortë prej betoni me rastin e ditëlindjes së kryeministrit, një arkivol simbolik me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”, si dhe ekspozuan pankarta, meme dhe karikatura satirike që ironizonin kreun e qeverisë.

Në përfundim të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt komisariatit në rrugën “Mine Peza”, ku mbahen disa nga personat e arrestuar gjatë protestës së së enjtes para Parlamentit. Gjatë këtij marshimi u dëgjuan thirrjet “Lironi çunat”.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve nga brenda dhe jashtë vendit. Ata deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim deri në plotësimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

PROTESTA E 35  (7) PROTESTA E 35  (6) PROTESTA E 35  (8) PROTESTA E 35  (5) PROTESTA E 35  (4) PROTESTA E 35  (3) PROTESTA E 35  (2) PROTESTA E 35  (1) protesta pamjet me dron rama berisha pankarta ne proteste  (1) protesta pamjet me dron PAMJET ME DRON PROTESTA

© Panorama.al

Te lidhura