Një kostum burgu, sapun, ‘miell’ dhe një brisk…dhuratat e protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama

Jul 4, 2026 | 21:06

Një protestues nga Korça mbajti një fjalim ironik gjatë tubimit para Kryeministrisë, ku paraqiti disa objekte simbolike që ishin “dhurata” për kryeministrin Edi Rama.

kostum burghu

Në fjalën e tij, ai tha se kishte sjellë një kostum burgu, një sapun, një qese me miell dhe një brisk, duke i shoqëruar me komente satirike.

qese me miell

“Edi Rama, i dashur zoti kryeministër, ky është një kostum burgu nga më të mirët që ka gjithë bota. Ne behar të mban freskët dhe në dimër të mban ngrohtë. Një sapun, të më falësh kryeministër, por do të duhet ta ndash me Erion Veliajn.

Gjithashtu të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di shumë mirë që do të marrë malli për të bërë ndonjë byrek. E ke bio miellin, direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë edhe një brisk. Duke qenë se i kanë mbetur 2-3 qime  floku nga hallet e popullit unë i kam gjetur një zgjidhje, për ti hequr ato 2-3 qime. Ta mbash gëzuar dhe mos dalsh kurrë nga burgu”, tha protestuesi.

 

brisk

PROTESTA E 35  (3)

sapuna sapune dhe kostum

© Panorama.al

Te lidhura