“Do ta çojmë në kazan regjimin!” – Emigranti nga SHBA: Kryeministri po e ndan Shqipërinë si një copë bakllava! Ne do t’i rrëzojmë dhe do krijojmë Shqipërinë e re

Jul 4, 2026 | 21:08

Një emigrant nga SHBA, i cili ka ardhur posaçërisht për t’iu bashkuar mijëra qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama po e ndan Shqipërinë si me qenë një “copë bakllava”.

Teksa mori fjalën në bulevard para kryeministrisë, ai deklaroi se do ta hedhin në kosh regjimin e Edi Ramës dhe do të krijojnë Shqipërinë e re.

“Vij pas 30 vitesh nga SHBA për t’iu bashkuar protestës, protesta më paqësore në 35 vjet në Shqipëri. Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave. Të parët tanë luftuan dhe dhanë edhe jetën për këtë tokë.

Ky hallvaxhi po e ndan Shqipërinë si me qen një copë bakllava. T’ia falë njërit e tjetrit. Edi Rama është një zhuls. Ne do t’i hedhim në tokë dhe do të krijojmë Shqipërinë e re.  “, u shpreh emigranti.

© Panorama.al

Te lidhura