Shpati është si gjithmonë shumë i zënë me punë, por gjithsesi ai gjen kohë për intervista dhe surprizon publikun me përgjigje interesante. Shpesh qëndron larg Afërditës, por dashuria e tyre deri më tani nuk ka pasur kriza. Dëshiron të ketë dy deri në tre fëmijë, krevati thotë që është vendi i çudirave, por nuk tregon se cila pjesë e trupit të Afërditës i pëlqen më shumë.
Vendi më i çuditshëm që keni bërë dashuri?
Krevati, aty bëhen çudirat.
Diva e estradës?
Ka shumë diva.
Sa fëmijë keni në plan?
Dy deri në tre.
Vesi juaj?
Kruaj gishtat.
Po të ishit kafshë, çfarë do kishit dashur të ishit?
Luan…
Po të ishit zgjuar si femër, cila do të ishte gjëja e parë që do kishit bërë?
Kurrë mos u zgjofsha si femër!
A e keni pasur vështirë të fitoni zemrën e Afërditës?
Po shumë.
Sa ka kushtuar unaza e fejesës?
E Afërditës shumë shtrenjtë, kurse imja jo shumë.
Cila pjesë e trupit të Afërditës të pëlqen më shumë?
No comment…











