Shkoi si turist në Itali, shqiptari kapet me 4 kg kokainë dhe hashash! E kishte kthyer dhomën e hotelit në laborator droge

Jan 16, 2026 | 10:47

Kishte kthyer dhomën e hotelit në një laborator droge, arrestohet shqiptari 26-vjeçar në Itali.

parma droga

Operacioni është kryer në rajonin e Parmës, ndërsa u sekuestruan 4 kilogramë kokainë dhe hashash.

Nga hetimet rezulton se shqiptari kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Parma. Por udhëtimi i tij nuk ishte turistik. Brenda dhomës, ai fshihte gati katër kilogramë hashash dhe kokainë.

Policia, pas një informacioni nga sistemi kompjuterik Alloggiati Web, kreu një inspektim dhe arrestoi në flagrancë 26-vjeçarin shqiptar.

Përveç 3.9 kilogramëve kanabis, oficerët e Policisë së Parmës gjetën edhe 110 gramë kokainë. I huaji, i cili qëndron ilegalisht në Itali, u akuzua gjithashtu për shkelje të ligjeve të imigracionit.

Rreth 4,000 doza hashashi u hoqën nga tregu i trafikut të drogës.

© Panorama.al

Te lidhura