Meta: Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Oct 22, 2011 | 16:14

SHKODER- Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka deklaruar nga Shkodra se forca qe drejton është e hapur për bashkëpunim per realizimin ne kohe te reformës zgjedhore, duke ju përmbajtur të gjitha rekomadimeve të OSBE-ODIHR-it.

Sipas tij, reforma duhet te jete ne perputhje me rekomandimet dhe te jete nje reformë gjithpërfshirëse.

“Reforma Zgjedhore duhet të përfshijë të gjithë klasën politike dhe ne jemi gati per realizimin e saj”- tha Meta, pas takimit me simpatizatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne pergjigje te pyetjes per zgjedhjen e Presidentit, Meta theksoi se “ka cështje edhe më të rëndësihme për të diskutuar, sic është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë që do të shënohet në vitin 2012″.

Sipas tij, politika nuk duhet të merret me axhenda rutinë. “Të përgatitemi që ta presim sa më mire 100 vjetorin e Pavaresise, një ngjarje shumë e rendësishme e Shqipërisë”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura