Shkelën kontratën për investimet, METE revokon 43 leje minerare

Oct 6, 2011 | 11:09

Janë rreth 43 kompani që operojnë në sektorin minerar, për të cilat Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka marrë vendimin për nisjen e procedurave të revokimit të lejeve minerare.  Vendimi i ministrit Nasip Naço erdhi pas mosplotësimit të detyrimeve nga ana e kompanive, ndërkohë që ato nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit minerar që kanë kryer. Me sugjerim të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ministri ka marrë dje vendimin për revokimin e lejeve, procedurë që gjatë këtij viti është ndërmarrë edhe për dhjetëra kompani të tjera që nuk kanë zbatuar ligjet. AKBN ka kryer një sërë inspektimesh në zonat ku zhvillojnë aktivitetin kompanitë dhe ka rezultuar që këto të fundit kanë neglizhuar në mënyrë totale gjithë detyrimet e tyre duke mos zhvilluar asnjë lloj aktiviteti apo duke e zhvilluar atë pa paraqitur më parë detajet e planit pranë METE. “Kontrollet e kryera kanë verifikuar se shumë prej subjekteve minerare, për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare, nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse”, argumenton Ministria e Ek0onomisë. Sakaq, lidhur me këtë vendim janë vënë në dijeni edhe kompanitë përkatëse, për të cilat ka filluar procedura dhe, sipas ligjit, brenda 30 ditëve ministri merr vendimin e revokimit të lejes minerare.

Bulqize, 8 specialiste  ne galeri
Ministria e Ekonomisë ka urdhëruar kontrollin e të gjitha fronteve të punës nga reparti i specializuar RISHM-i, Reparti i Inspektim Shpëtimit të Minierave. Tetë inspektorë prej së hënës kanë vijuar punën në të gjitha galeritë ku pritet të rifillojë puna. Fillimisht ata janë takuar me zyrtarë të ndërmarrjes, madje kanë debatuar gjatë mes tyre. Drejtuesit e ACR-së kanë kërkuar që puna të nisë menjëherë në minierë, ndërsa inspektorët janë shprehur se fillimisht duhet të ketë garanci për jetën dhe shëndetin e minatorëve.

kompanite
LAMNICA sh.p.k
MATRAKU sh.p.k
ILIRI sh.p.k
AFDA sh.p.k
BABAJ sh.p.k
EKOBETON sh.p.k
XHULJO sh.p.k
MEHILLAJ sh.p.k
EL – TE – IN sh.p.k
EL-DRAGAN sh.p.k
ALIE – B sh.p.k
ZOTAJ – Z shpk
F. BETON & CONSTRUKSION sh.p.k
Ylberi sh.p.k
S A T sh.p.k
ALIE – B shpk
Rosho – Albania sh.p.k
MILIS shpk
A & S – ALBANIA – 04 sh.p.k
GJYLA shpk
RR. URA ASFALTIM NR.2 sh.a
HOAL sh.p.k
XHULJO sh.p.k
Elbasan Cement Factory sh.p.k
GURI I BARDHE sh.p.k
MEZURAJ sh.p.k
MEZURAJ sh.p.k
ILDI sh.a
Hasmuça sh.p.k
Arginert sh.a
Taullau – X6 sh.p.k
Mineral – Invest sh.p.k
S.E.A sh.p.k
Derrasa G sh.p.k
Marei sh.p.k
Biba-X sh.p.k
Company Riviera 2008 sh.p.k
ANK sh.p.k
Arvo sh.p.k
Salica sh.p.k
Grifi-Xhiglent Albania sh.p.k
Region sh.p.k
Mrozi sh.p.k

© Panorama.al

Te lidhura