TIRANË- Shkarkohet nga detyra drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, Ferdinand Shehu. Lajmi është dhënë nga përfaqësuesja e ALUIZNI-t, Shpresa Muha, e cila ka komunikuar vendimin marrë nga vetë drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t.
Sipas saj, shkarkimi nga detyra është bërë për mungesë të integritetit personal. Muha ka theksuar se Shehu ka mashtruar organet emëruese, duke mos deklaruar 4 vjet punë që ka bërë në hetuesinë e Vlorës.











