Shfrytëzoi një grua për tre vite për prostitucion në Itali dhe Shqipëri, arrestohet 42-vjeçari nga Kavaja

Oct 21, 2025 | 13:39

Akuzohet se shfrytëzoi për tre vite një 30-vjeçare për prostitucion brenda dhe jashtë Shqipërisë, arrestohet 42-vjeçari i dyshuar.

durres arrestim

Denoncimi ishte bërë nga vetë e dëmtuara në Policinë e Durrësit, se shfrytëzohej kundër dëshirës së saj për prostitucion. Policia e ka marrë në mbrojtje 30-vjeçaren dhe e ka akomoduar në një qendër trajtimi.

I arrestuari është F.I., banues në Kavajë, kurse aktiviteti kriminal është kryer në vendin tonë dhe në Itali.

Prokuroria po vijon hetimet deri në nj vendim final ndaj 42-vjeçarit. Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuzat “trafikimi i personave të rritur” dhe “shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftim i plotë i Policisë së Shtetit:

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “trafikimi i personave të rritur” dhe “shfrytëzimi i prostitucionit”.

© Panorama.al

Te lidhura