President i dëbuar i Libisë, Maumer Gadafi, u bëri thirrje libianëve të dalin nëpër rrugët e vendit për të demonstruar kundër udhëheqësve të rinj të shtetit.
Mesazhi i tij u publikua nga një stacion televiziv në Siri. Në mesazhin audio, Gadafi u tha libianëve “të dalin nëpër sheshet dhe rrugët e të gjitha qyteteve”, për të kundërshtuar Këshillin Kombëtar Tranzicional.
Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e paqartë, e quajti këtë këshill “bashkëpunues të NATO-s”.











