Sheshi Skënderbej, Berisha: Mrekulli e re. Blushi: Skënderbeu, si lopë

Nov 25, 2011 | 14:22

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi replikuan në seancën e sotme parlamentare lidhur me ndryshimet që ka pësuar sheshi Skëndërbej.

Kryeministri e quajti një mrekulli të re, sheshin e ndryshuar, ndërsa Blushi shprehu pakënaqësi lidhur me pozicionin në të cilin ndodhet monumenti i heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

“A mund të më thotë dikush se si mund të shkoj tek Skëndërbeu. Duket sikur keni hypur Skëndërbeun në një kodër si një lopë, duke kullotur bar.:- tha Blushi.

Ndërkohë, Berisha tha se nga betoni kaloi në nje shesh te gjelbëruar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk la pa përmendur edhe njëherë librin e kreut socialist, Edi Rama, duke e krahasuar atë me serinë e librave, Harry Poter.

Duke iu referuar kritikave që kryeministri kishte marrë disa kohë më parë nga deputetët e opozitës, lidhur me një citim të Harry Poterit që kishte bërë, ai i tha deputetëve se, Kurbani ju erdhi një vit më pas.

“Ne nuk bëjmë Kurbane, nuk bëjmë Piramida, të lidhura me ritin e vdekjes. Në bëjmë vepra që lidhen me jetën. E lexoni me detyrim. Eshtë bërë si citatet e Maos.”- – tha ndër të tjera Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura