“Shërbëtor i karteleve të drogës” – Berisha akuza Ballës: Bën pazare me Suel Çelën! Përfaqësoni krimin dhe jo qytetarët

Jul 23, 2026 | 11:06

Kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke e cilësuar si shërbëtor të karteleve të drogës.  

berisha

Nga Kuvendi, ndërsa jashtë protestohet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike, kryedemokrati theksoi se Balla bën pazare me Suel Çelën dhe se socialistët përfaqësojnë bandat dhe krimin, e jo qytetarët.

Ai iu drejtua Ballës edhe me termin ‘bundra’, duke thënë se “është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.”, duke iu referuar kreut të grupit socialist.

“Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës. Është shërbëtori më i shpifur i tyre. Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave. Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.

Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij? A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës? Prandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët. Duhet të dëgjohet zëri i tyre!”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura