BULQIZË- Vetëm disa orë pasi u bllokua brenda galerisë 66 në minierën e Bulqizës, është nxjerrë në sipërfaqe trupi i pajetë i minatorit Fetah Shehu.
Grupi i Avari- Shpëtimit që mbërriti në Bulqizë menjëherë pas ngjarjes ka bërë të mundur hyrjen në galeri dhe nxjerrjen e trupi të minatorit.
Fetah Shehu mbeti i bllokuar brenda minierës në Bulqizë, dhe më pas u njoftua se ai kishte humbur jetën.
Shkak për aksidentin mësohet se ka qenë shembja e dheut në galerinë 66, ndërsa pikërisht për këtë tashmë është ngritur një grup hetimor, i cili ka nisur punën në vendngjarje menjëherë pas aksidentit.
Mësohet se galeria në të cilin ka qenë duke punuar viktim, ishte një një galeri e braktisur.
© Panorama.al











