Shembja e aksit Qukës-Qafë Plloçë”, Balliu: 260 milionë euro për 43 km! Projektet e Lubi Ballukut kanë qëllim të vjedhin paratë e shqiptarëve

Nov 23, 2025 | 17:21

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas shembjes të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, duke e cilësuar si krim shtetëror, pasi sipas tij, rrezikohen jetë njerëzish nga një projekt me kosto prej 260 milionë euro.

balliu balluku

Balliu shprehet me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale se “projektet dhe investimet e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut kanë vetëm një qëllim, të vjedhin paratë e shqiptarëve”.

Ai shprehet se 260 milionë euro i janë marrë popullit më të varfër e Evropë për këtë rrugë, e cila u inaguara vetëm pak muaj më parë nga vetë kryeministri.

“Misioni i tyre nuk është siguria e jetës së shqiptarëve, por është të vjedhin paratë e shqiptarëve”, shprehet Balliu.

Klevis Balliu: Projektet dhe investimet e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut kanë vetëm një qëllim, të vjedhin paratë e shqiptarëve. Rruga Qukës-Qafë Plloçë, një rrugë rreth 43 kilometra, u ka kushtuar shqiptarëve 260 milionë euro.

260 milionë euro i janë marrë popullit më të varfër e Evropë për këtë rrugë. Vetëm pak muaj më parë kjo rrugë është inauguruar nga vetë pushteti, për t’i thënë qytetarëve shqiptarë se ata janë të lirë dhe të sigurt të kalojnë në këtë rrugë. Dhe shikoni në çfarë gjendje është sot. Misioni i tyre nuk është siguria e jetës së shqiptarëve, por është të vjedhin paratë e shqiptarëve.

© Panorama.al

Te lidhura