Shembet ura primitive, rrezikojnë jetën fëmijët

May 18, 2012 | 17:31
Foto Ilustruese

GRAMSH- Dy fëmijë kanë rrezikuar jetën pasditen e sotme pas shembjes së një ure primitive në fshatin Poroçan të Gramshit.

Raportohet se ura është shembur në momentin që fëmijët e moshës 11-14 vjeç kane qenë duke kaluar. Një banor i zonës ka mundur të shpëtojë fëmijët, të cili i ka marrë rrjedha e lumit përreth 100 metra.

Lajmi është konfirmuar për News 24 edhe nga kreu i komunës Poroçan, Haki Llapushi.  Ura ka qenë një problem i madh  për zonën, pasi ajo kthehet në rrezik sa herë që ka reshje shiu.

© Panorama.al

Te lidhura