Një debat është zhvilluar në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas akuzave të ngritura nga deputeti i opozitës Agron Shehaj, i cili iu referua deklaratave të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe dosjes së SPAK për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, ku ai deklaroi se fituesi u vendos në zyrën e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Shehaj akuzoi qeverinë se procesi i përzgjedhjes së fituesit të koncesionit është vendosur për interesa politike, ndërsa ironizon duke thënë se: “kjo është diplomaci ekonomike e qeverisë shqiptare, që të përcaktojë, gjejë miqtë e vetë nëpër botë dhe të ndjekë interesin e vetë duke përdorur paratë e qytetarëve shqiptarë?”
“Para disa ditësh, Behgjet Pacolli, ka bërë një intervistë , ku ka bërë një deklaratë shumë të fortë, ka thënë që Aeroporti i Vlorës, fituesi i Aeroportit të Vlorës dhe përqindja që do kishin aksionerët brenda kompanisë që fitoi tenderin për Aeroportin e Vlorës, është vendosur në zyrën e zv.kryeministes Balluku. Aty thotë Pacolli, kam qenë unë, një turk dhe ka qenë ministrja.
Dhe aty është vendosur. Tani, po të lexosh dosjen e SPAK po ashtu, edhe në dosje e SPAK del që fituesi i koncesionit të Aeroportit të Vlorës është përcaktuar në zyrën e Belinda Ballukut. SPAK thotë të njëjtën gjë. Folët për diplomaci ekonomike, kjo është diplomaci ekonomike e qeverisë shqiptare, që të përcaktojë, gjejë miqtë e vetë nëpër botë dhe të ndjekë interesin e vetë duke përdorur paratë e qytetarëve shqiptarë”, tha Agron Shehaj.
Në përgjigje, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, refuzoi të komentojë çështje që janë nën hetim nga organet e drejtësisë, duke theksuar se përgjegjësia për t’u shprehur mbi fajësinë apo pafajësinë e individëve i takon vetëm gjykatave.
“Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, te cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje”, u shpreh Spiropali.
Deputeti Agron Shehaj: Para disa ditësh, Behgjet Pacolli, ka bërë një intervistë , ku ka bërë një deklaratë shumë të fortë, ka thënë që Aeroporti i Vlorës, fituesi i Aeroportit të Vlorës dhe përqindja që do kishin aksionerët brenda kompanisë që fitoi tenderin për Aeroportin e Vlorës, është vendosur në zyrën e zv.kryeministes Balluku. Aty thotë Pacolli, kam qenë unë, një turk dhe ka qenë ministrja. Dhe aty është vendosur.
Tani, po të lexosh dosjen e SPAK po ashtu, edhe në dosje e SPAK del që fituesi i koncesionit të Aeroportit të Vlorës është përcaktuar në zyrën e Belinda Ballukut. SPAK thotë të njëjtën gjë. Folët për diplomaci ekonomike, kjo është diplomaci ekonomike e qeverisë shqiptare, që të përcaktojë, gjejë miqtë e vetë nëpër botë dhe të ndjekë interesin e vetë duke përdorur paratë e qytetarëve shqiptarë?
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali i përgjigjet deputetit Agron Shehaj: Pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë. Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian.
Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm.
Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, te cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje.
© Panorama.al












