TIRANE- Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac, konfimroi sot nisjen së shpejti të hetimeve për pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, lidhur me trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
Xavier Bout de Marnhac po viziton sot Shqipërinë, ndërsa deklarimet i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
De Marnhac shprehu vlerësim për qeverinë shqiptare, për gatishmërinë e saj për të mbështetur hetimet.
Ministri i Jashtëm Haxhinasto tha se ka qenë qeveria shqiptare që ka bërë kërkesën për të realizuar një investigim për pretendimet e raportiti të Dik Martit.
“Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë janë të gjitha të hapura për investigimin”- tha Haxhinasto.
Sipas tij, hetimi do të provojë fallcitetin e pretendimeve, dhe ne duam që këto pretendime të cilat, sipas Haxhinasto janë përdorur edhe politikisht, të marrin fund.
© Panorama.al











