SHBA tërhiqet nga UNESCO, Donald Trump nënshkruan dekretin: Do të rishikojmë financimet e OKB-së

Feb 4, 2025 | 22:11

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pak momente përpara vizitës së Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, nënshkroi një dekret tjetër presidencial me të cilin SHBA zyrtarisht tërhiqet nga financimi i UNESCO-s dhe i mekanizmit të ndihmës financiare të OKB- së.

trump

Në këtë dekret specifik, SHBA-ja deklaron se do të rishikojë financimin e OKB-së në përgjithësi nga e para.

Po ashtu Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që largon Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe grupi palestinez i refugjatëve të Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (UNRWA)

© Panorama.al

Te lidhura