Një hetues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk është lejuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara që të takojë personalisht informatorin e “Wikileaks”, Bradli Maning, i cili raportohet prej avokatëve të tij i torturuar dhe drejt vetëvrasjes, për shkak të presionit psikologjik në burgun ushtarak. Maning akuzohet për dhënien e 720 mijë dokumenteve sekrete, “Wikileaks”-it. Analisti 23-vjeçar i FBI-së rrezikon dënimin. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara u shpreh negativisht mbi kërkesën e bërë për një takim personal me Maning”, tha hetuesi i OKB-së, Mendez. Uashingtoni ka deklaruar se pranon të lejojë kryerjen e vizitës në bazën ushtarake të Kuantikos, në Virxhinia, vetëm nëse do të jenë të pranishëm zyrtarë ushtarakë. SHBA-ja i ka hedhur poshtë akuzat për tortura. Bradli Maning akuzohet si informatori kryesor i Julian Asange, për kabllogramët sekretë të diplomatëve amerikanë në botë.











