Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama duke iu referuar vdekjes së Muamar Gadafit tha sot se njëri prej diktatorëve që shërbeu më gjatë në botë, nuk është më.
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë ai premtoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner i Libisë në të ardhmen. Ai u bëri thirrje libianëve që të respektojnë të drejtat e njeriut tek të gjithë, duke përfshirë edhe ata që janë ndaluar gjatë luftimeve.
“Populli i Libisë tani kanë një përgjegjësi të madhe për të ndërtuar një Libi gjithëpërfshirëse, tolerante dhe demokratike.”- tha Obama.
Bota, shtoi më tej ai, refuzoi të qëndrojë duarkryq kur populli libian kërkoi ndihmë.
© Panorama.al











