SHBA, avioni bën ulje të detyrueshme, kërcënime në bord

Oct 20, 2011 | 12:09

Një avion bëri dje ulje të detyrueshme në SHBA, pasi një pasagjer bërtiti në mes të fluturimit “Allahu Akbar… ju do të vdisni”. Fluturimi 3683 i “Southuest Airlines” ndaloi, pasi piloti bëri një ulje emergjente në një aeroport të afërt. Itinerari i avionit ishte nga Los Anxhelos në Kansas, por u ul në aeroportin “Amarillo”, Teksas, në 3:30 pasdite. Ali Reza Shahsauri, nga Indialantik, Florida, u arrestua në aeroport me akuzat e interferencës. Një thirrje emergjence u raportua kur pasagjeri 29-vjeçar po përpiqej të arrinte në kabinën e pilotit. Megjithatë, FBI tha se ai ishte një i fiksuar dhe incidenti nuk kishte lidhje me terrorizmin.

© Panorama.al

Te lidhura