Shalke/ Ralf Rangnik: Luajmë si të ishte 0-0

Apr 13, 2011 | 13:47

Shalke e ka në dorë çështjen e kualifikimit historik në gjysmëfinale, mjafton vetëm të mos humbasë me 4 gola diferencë ndaj Interit. Këtë e di më mirë se kushdo tjetër trajneri i gjermanëve Rangnik. “Pjesa e parë ka përfunduar 5-2 për ne, por tani do të luhet akti i dytë. Duhet të zbresim në fushë sikur të ishte rezultati 0-0 dhe do të kërkojmë fitoren. Interi është skuadër e fortë, por kanë një mbrojtje të thyeshme”. Por Shalkes do t’i mungojnë një nga pikat më të forta të saj, Farfan. “Çdo skuadër duhet të arrijë të mbulojë mungesat”, – shtoi tekniku që ka zëvendësuar Magatin e shkarkuar një muaj më parë. Në Gjermani përflitet prej kohësh kualifikimi, por Rangnik kërkon të tregojë sërish maturi.

© Panorama.al

Te lidhura