
Seria e rradhës e James Bond do të titullohet “Skyfall”, protagonist Daniel Craig në rolin e agjentit 007 dhe Javier Bardem në rolin e të “keqit”
Detajet u bënë publike nga produksioni nëpërmjet një konference për shtyp të mbajtur sot në Londër.
“Bondi” i ri, i cili do të jetë në kinematë britanike më 26 tetor të 2012-ës. Eshtë i 23-ti në rradhë. Regjisor do të jetë Sam Mendes. Si pjesë e kastit do të jenë edhe Judy Dench dhe Ralph Fiennes. Xhirimet e filmit kanë nisur sot.











