Sequi: Integrimi kërkon pjekurinë e demokracisë

Apr 27, 2011 | 11:00

TIRANË- “Integrimi në Bashkimin Europian ka të bëjë me pjekurinë e demokracisë”. Kështu është shprehur sot ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Seqiu, duke kërkuar nga Shqipëria vazhdimin e reformave të nisura dhe plotësimin e kritereve të lëna si detyrë.

Gjatë fjalës së tij në tryezën për impaktin e liberalizimit të vizave, organizuar nga EMA (Lëvizja europiane në Shqipëri), Sequi e cilësoi liberalimin e vizave si hapin e parë drejt integrimit.

Sipas tij, liberaizimi i vizave ishte një rezultat i përpjekjeve të përbashkëta Shqipëri-BE, por kjo nuk duhet të ndalet me kaq.

Ai ka theksuar se vendi ka ende shumë punë përpara, shumë reforma për të kryer deri në integrimin në familjen europiane.

Sipas tij, anëtarësimi në BE ka të bëjë me respektimin e të drejtave, garantimin e të drejtës të votës, të pronës dhe gjithë të drejtat e tjera që shqiptarët duhe t’i gëzojnë në vendin e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura