Sekui:Të flitet gjuha e bashkëpunimit,jo përçarjes

Oct 17, 2011 | 11:30
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

SHKODER- “Gjuha me e mire eshte ajo e bashkepunimit”. Me keto fjale ka reaguar nga Shkodra, ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui, per debatin me te fundit mes kreut te shtetit, bamir Topi dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli, per ceshtjen e gjuhes.

“Në vende të ndryshme flasin dialekte të ndryshme. Edhe unë jam i dashuruar pas një gjuhe të veçantë, por jam i mendimit se gjuha më e mirë është gjuha e bashkimit”, tha ambasadori, duke kerkuar nga qeveritaret te flasin mes tyre gjuhen e bashkepunimit dhe jo te percarjes.

Sekui eshte ndalur ne ate qe duhet te kete interes paresor per vendin, integrimin ne BE, duke theksuar se priten reagime politike deri në dhjetor ku Bashkimi Europian do të diskutojë sërish për Shqipërinë.

 

© Panorama.al

Te lidhura