
KORCE- Kater persona jane vene ne pranga te akuzuar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Arrestimi i tyre eshte bere ne kuader te nje operacioni te koduar “Maliqi”, qe u finalizua nga policia e Korces me sekuestrimi e 10 kg marijuanë.
Mesohet se shtetasit e arrestuar jane Ajet Bazelli 50 vjeç, Besmir Zguri 23 vjeç, Nertil Zhupani 23 vjeç dhe Luan Prenjasi 24 vjeç që të gjithë banues në Maliq të Korçës.
Policia njofton se arrestimi i tyre u be pas një hetimi 3 mujor. Ata dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin shperndanin lenden narkotike ne disa zona në Korçe, Maliq, Pogradec dhe Bilisht.
“Ne momentin e arrestimit ata po leviznin me automjetin tip Benc, me targa KO 9651 B nga qyteti i Maliqit në drejtim të qytetit të Pogradecit”- thone burimet e policise.
© Panorama.al











