Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar politikat europiane të emigracionit, duke deklaruar se disa vende të kontinentit po përballen me atë që ai e quajti një “pushtim” përmes mbërritjes së emigrantëve në brigjet e tyre.
Hegseth i bëri komentet gjatë një fjalimi në Normandi të Francës, në përkujtim të 82-vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Ditën D, operacioni historik që shënoi fillimin e çlirimit të Europës Perëndimore nga pushtimi nazist në vitin 1944.
“Fatkeqësisht, sot brigje të tjera europiane po sulmohen nga ideologji të tjera të rrezikshme. Brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Varka dhe burra mbërrijnë. Kur do të bëjnë diçka kryeqytetet europiane për këtë pushtim?”, deklaroi ai.
Komentet e Hegseth përbëjnë një tjetër kritikë ndaj politikave europiane të migracionit nga zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Një ditë më parë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance lidhi vrasjen e 18-vjeçarit britanik Henry Nowak me atë që ai e quajti “pushtimi masiv i emigrantëve”, duke deklaruar se përgjigjja e vetme ndaj një fenomeni të tillë duhet të jetë “zemërimi i drejtë”.
© Panorama.al












