Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, mbajti sot fjalën në Kuvend ku foli për kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e tij si kryetar i Kuvendit.
Kaso tha se Kuvendi po rrezikon të kthehet në një institucion pa autoritet dhe pa dinjitet, pasi Niko Peleshi ka dëshmuar një sërë shkeljesh që në fillim të legjislaturës.
Më tej demokrati tha se 36 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë depozituar pranë Këshillit për Legjislacionin kërkesë për shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.
Në relacionin e dorëzuar më 19 shtator 2025, demokratët argumentojnë se Peleshi ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit” gjatë seancave plenare të datave 16 dhe 18 shtator, duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke penguar debatin parlamentar.
Në dokumentin zyrtar të depozituar në Kuvend, nënshkruar nga 36 deputetë të opozitës, thuhet se Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me nenin 75 të Kushtetutës dhe nenin 114 të Rregullores së Kuvendit, duke mos respektuar procedurat ligjore gjatë thirrjes dhe zhvillimit të seancave parlamentare.
Ivi Kaso: Kuvendi po rrezikon të kthehet në një institucion pa autoritet dhe pa dinjitet. Kjo vjen si rezultat i mënyrës se si po drejtohet ky institucion nga kryetari Niko Peleshi.
Zoti Peleshi ka dokumentuar një serë shkeljesh të rënda. Ai nuk ka patur vetëm qëllimin për mbylljen e zërit të opozitës në Kuvend, por ka cënuar detyrën dhe autoritetin e Kuvendit që figuron nga autoriteti i sovranit.
Kjo nismë për shkarkim ëshë thirrje për përpjekej të përbashkët për të ndaluar rrëshkitjen e këtij Kuvendi. Nuk kërkojmë ndëshkimin e një personi të vetëm , por rikthim të standardeve europiane.
© Panorama.al










