Mbahet sot (31 tetor) në Gjykatën Kushtetuese seanca për ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij me vendim të Këshillit të Ministrave nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Teksa trupa e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim, përfaqësuesit e Presidencës kërkuan anulimin e vendimit për përfshirje në këtë shqyrtim të dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet.
Sipas deklaratës zyrtare të bërë në seancë, më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë për shqyrtim kërkesën e kryebashkiakut të shkarkuar për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 29 shtator 2025, si dhe shfuqizimin dhe pezullimin e efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës.
Por sipas përfaqësuesve të Presidencës, vendimi për ta kaluar për shqyrtim këtë çështje është marrë vetëm në bazë të informacionit të paraqitur nga pala kërkuese, pa u mbështetur në dokumentacionin zyrtar të institucioneve përkatëse.
“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u shpenzuan dhe të kthehet kushtetueshmëria e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese. Vendimi është mbështetur vetëm me informacionin e servirur nga kërkuesi, tek i cili mungonte tërësisht praktika dokumentare e institucionit të Republikës për dekretin, si dhe ajo e Këshillit të Ministrave për VKM-në. Kjo e bën vendimmarrjen tuaj të pa mbështetur dhe të njëanshme,” u shpreh përfaqësuesja e Presidencës në seancë.
Ajo theksoi se praktika dokumentare ka rëndësi thelbësore, pasi vetëm përmes saj mund të qartësohet pozicioni zyrtar i dy institucioneve shtetërore të përfshira në këtë procedurë.
“Mbledhja e gjyqtarëve të GJK ka vendosur më datë 9 tetor që të pranojë për shqyrtim kërkesës e kryetarit të shkarkuar të bashkisë Tiranë për shfuqizimin e VKM-së e datës 29 shtator 2025, shfuqizimin e dekretit të republikës dhe pezullimin e efekteve juridike të këtij të fundit.
Vendimi për kalimin për shqyrtim të fuqizimin e dekretit është mbështetur vetëm me informacionin e servirur nga kërkuesi, tek i cili mungonte tërësisht praktika dokumentare i institucionit të republikës për dekretin, mungesa edhe e praktikës dokumnetare të Këshillit të Ministrave për VKM-në që e bën tërësisht të pa mbështetur dhe të njëanshme vendimmarrjen tuaj.
Praktika dokumentare ka rëndësi thelbësore, sepse vetëm nëpërmjet saj mund të qartësohet pozicioni zyrtar i dy organeve shtetërore të përfshira në këtë procedure. Vendimi akt i njëanshëm”, u shpreh pala përfaqësuese e Presidencës.
© Panorama.al











