Së shpejti në treg autobiografia e Vasco Rosit

Nov 3, 2011 | 21:24

Së shpejti pritet të publikohet “Versioni i Vascos” autobiografia e rrokerit italian. Libri do të editohet nga shtëpia botuese Chiarelettere. Kopertina u publikua në Facebook dhe për disa orë mori mijëra “like” dhe qindra komente.

”Çdo njeri i kujton gjërat në mënyrën e vet” – shkruan Vasco Rosi në pjesën e pasme të librit, i cili do të jetë në shitje për 14 euro, por ndoshta edhe për më pak.

Me ketë libër ndoshta ju do të mund të kuptoni me shumë, sepse është versioni im, thota Vasco.

Vasco Rosi citon filozofin, Soren Kierkegaard “Të jetosh do të thotë të zgjedhësh. Kush nuk zgjedh do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të të tjerëve”

© Panorama.al

Te lidhura