Sarandë, tritol lokalit para Hotel “Butrintit”

Nov 22, 2011 | 14:26

SARANDË- Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në Hotel “Butrinti” në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në orën 04.25, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.  Persona ende të paidentifkuar kanë vendosur lëndën plasëse në portën kryesore të Pubit të hotelit. Efektivët e anti-krimit të organizuar dhe krimeve të rënda të Komisariatit të Sarandës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vlerësuar se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi prej 100 gram tritol. Nuk dihet se si autorët kanë hyrë brenda në mjediset e jashtme të hotelit, pa u vënë re nga rojet private. Megjithatë policia ka sekuestruar materialet filmike të kamerave të sigurisë, prova kyçe e hetimit. Mesohet se pubi ishte marre prej kohesh me qira nga shtetasi Festim Avdiu, i cili e administronte ate vecmas nga hoteli.         Shpresa Dine

© Panorama.al

Te lidhura