Samiti me udhëheqësit fetarë të Ballkanit dhe Lindjes në Jordan, merr pjesë dhe Kryepiskopi Joan! Së bashku me klerin e lartë orthodhoks, edhe krerë të komuniteteve fetare shqiptare

Dec 10, 2025 | 17:52

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, mori pjesë në Samitin e Aqabës të mbajtur më 8-9 dhjetor 2025 në Jordani, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës. Samiti u organizua nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare nga Ballkani dhe Lindja e Mesme.

kryepiskopi joan

Nga Shqipëria morën pjesë edhe Arqipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Arjan Dodaj, si dhe Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Të pranishëm ishin primatë të Kishave Ortodokse, përfshi Patriarkun e Jerusalemit Theofili III, Patriarkun e Antiokisë Joanin X dhe Patriarkun e Serbisë Porfiri, me të cilët Kryepiskopi Joan zhvilloi takime. Gjithashtu mori pjesë Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, si dhe përfaqësues të komuniteteve myslimane të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Samiti theksoi traditën mijëravjeçare të bashkëjetesës dhe trashëgimisë së përbashkët fetare në rajon, duke bërë thirrje për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar. Në deklaratën përfundimtare u nënvizua mesazhi “Ne falim dhe kërkojmë falje”, si një udhërrëfyes për pajtim, solidaritet dhe kontribut të përbashkët ndaj komuniteteve.

Gjatë vizitës në Jordani, Kryepiskopi Joan, i shoqëruar nga Kryedhjakoni Johan, vizitoi lumin Jordan dhe vendin e pagëzimit të Krishtit, si edhe kishat e ndërtuara në këtë zonë të shenjtë.

Kryepiskopi Joan

Kryepiskopi Joan

Kryepiskopi Joan

jordan

NJOFTIM
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, merr pjesë në Samitin e Aqabës dhe viziton vendet e shenjta në Jordani

Në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës, u zhvillua Samiti i organizuar nga Mbreti i Jordanisë, z. Abdullah II bin Al-Husein dhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, nga data 8 – 9 dhjetor 2025 në Aqaba të Jordanisë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit dhe Lindjes.

Nga vendi ynë morën pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani; Arqipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Arjan Dodaj; Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu.
Në Samit morën pjesë primatë të Kishave Orthodhokse, Patriarku i Jerusalemit, Theofili III; Patriarku i Antiokisë Joani X; Patriarku i Serbisë, Porfiri, me të cilët Kryepiskopi Joan zhvilloi takime, dhe përfqësues të Kishës Orthodhokse të Rumanisë, Bullgarisë, Kryepiskopatës së Ohrit etj.

Ndërsa nga Kisha Romano Katolike mori pjesë Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve myslimane të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Samiti ishte një mundësi historike për t’iu drejtuar komuniteteve me respekt dhe dashuri vëllazërore, ku u theksua që popujt e rajonit ndajnë më shumë se një mijëvjeçar historie të përbashkët, të pasur me trashëgimi fetare, arritje kulturore, shkencore dhe artistike, por njëkohësisht edhe me periudha vuajtjesh, konfliktesh dhe plagë që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive.

Përfaqësuesit shpresojnë që në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërfetar, me synim shërbimin ndaj komuniteteve, popujve dhe pakicave kombëtare. Në deklaratën e Samitit u rikujtuan figurat e shenjta dhe heronjtë e popujve të Ballkanit, të cilët me jetën dhe shembullin e tyre dëshmuan vlerën e besimit të gjallë. Shembulli i tyre duhet të frymëzojë jo vetëm pajtimin historik, por edhe solidaritetin konkret të përditshëm dhe bashkëpunimin konstruktiv. “Ne falim dhe kërkojmë falje” – ishte mesazhi qendror i dialogut për bashkëjetesë.

Kryepiskopi Joan i shoqëruar dhe Kryedhjakoni Johan vizituan lumin Jordan, vendin e pagëzimit të Krishtit nga Joan Pagëzori dhe kishat e ndërtuara në këtë rajon.

© Panorama.al

Te lidhura