Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji foli për gazetarët, jashtë sallës ku u mbajt takimi me demokratët në Durrës.
Salianji theksoi se qëllimi i këtij takimi është vetëm ringritja dhe zgjimi i PD-së.
Sipas tij, PD duhet të kthehet te njerëzit dhe te bashkëbisedimi pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
Ervin Salianji: Është salla plot dhe ka njerëz jashtë. Cilitdo prej politikanëve dhe ata të PD të kthehen te njerëzit. Te kafetë te takimi, te bashkëbisedimi për të bërë të mundur zgjimin e PD ringritjen e PD.
Do jem në çdo takim që do më kërkojnë demokratët. Për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së është një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar është menduar nga organizatorët që të jetë format ku flitet hapur dhe qartë dhe për të çuar mendimin aty ku duhet.
Vetëm qëllimi është i çdo takimi, ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së.
© Panorama.al












