Sali Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: Banditët e policisë i heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai vjedh shqiptarët ditë e natë…

Dec 15, 2025 | 19:06

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë.

berisha sali

Berisha përgëzoi protestën e Adriatik Lapajt këto ditë në trotuarin para godinës së kryeministrisë.

Kryedemokrati theksoi se Lapaj po bën protestën më civile, ndërsa Rama sillet në mënyrë banditeske duke i hequr ujin, çadrat dhe karriget protestuesve.

Berisha: Sonte ne mblidhemi, për të shpallur para jush këtu për të shpallur para mbarë shqiptarëve, se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës për fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur. Por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë hajdut.

Çdo natë shikon se ç’bën me Adriatik Lapajn, në protestën më qytetare civile. Me disa karrige aty proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë me orë të tëra policia banditët, ia heqin çadrat, tavolinë, ujin me akte banditeske.

Se është kryefrikacaku i kombit. Dhe u garantoj unë ju, se ai është aty vjedh, shqiptarët ditë e natë, e the bukur Gëzimi, ai s’ngopet kurrë, bën të gjitha këto vetëm për shkak tonë. Se e lejojmë ne. E lejojmë ne.

U jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij ai do ja mbathë. Po po miq. Dua të them këtu koha ka kaluar, vijmë më të vendosur se kurrë.

© Panorama.al

Te lidhura