Sali Berisha njofton protestën e radhës së PD-së: Foltorja do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton!

Nov 17, 2025 | 19:42

Në përmbyllje të protestës së PD-së që u mbajt sot para kryeministrisë, Sali Berisha, njoftoi protestën e radhës, e cila do të mbahet të hënën tjetër (24 tetor, ora 18:00) në të njëjtën vendndodhje me protestën që u mbajt sot. 
Sali Berisha protesta e PD“Kjo foltore unike do realizojë bashkimin e shqiptarëve në idealin e votës së lirë. Mirupafshim, foltoren tjetër po në këtë shesh,gjerë në fitore”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se foltorja e PD para Kryeministrisë do i japë  regjimit të Ramës ndëshkimin që meriton.

Sali Berisha: Kjo foltore themelon atë lëvizje të fuqisë që do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton. Përshëndesim me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, që e ndoqën këtë foltore e cila do shndërrohet në një gur frymëzimi. Kjo foltore unike do realizojë bashkimin e shqiptarëve në idealin e votës së lirë. Mirupafshim, foltoren tjetër po në këtë shesh, gjerë në fitore.

© Panorama.al

Te lidhura