Sali Berisha i hapi derën Lulzim Bashës për t’u kthyer në PD? Përgjigjet kryedemokrati: Është binom i pandarë me Taulant Ballën, si bloza me tymin

Jan 20, 2025 | 13:02

Sali Berisha ka sqaruar deklaratën e tij ku i bënte thirrje çdo demokrati nga ’90 që t’i bashkohet Partisë Demokratike.

berisha basha

“A i keni hapur derën Lulzim Bashës për t’u rikthyer në PD?”, iu drejtuan gazetarët në konferecën për media.

Ndërsa kryedemokrati u përgjigj se “Më thoni ju për Lulzim Bashën, ju mund të më thoni edhe për Taulant Ballën pastaj”.

Berisha shtoi se Balla dhe Basha janë binom i pandarë, duke shtuar se “aq sa mund të ndash tymin nga bloza”.

Sali Berisha: Mendoj se thirrja ime kishte të bënte dhe ka të bëjë vetëm me njerëzit e lirë, të gjithë ata që janë të lirë dhe vetja e tyre, nga ’90 e sot, pavarësisht se çfarë kanë menduar dhe mendojnë aktualisht për Sali Berishën janë të ftuar të bashkohen.

Kjo ëshytë përgjigja. Por më thoni ju për Lulzim Bashën, ju mund të më thoni edhe për Taulant Ballën pastaj.

Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, mund t’i ndash këta dy persona.

© Panorama.al

Te lidhura