Sali Berisha i bashkohet të rinjve në shesh, protestohet kundër mbylljes së TikTok, ja kush e shoqëron kreun e PD

Mar 15, 2025 | 19:30

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është bashkuar të rinjve të Partisë Demokratike në protestën e tyre kundër mbylljes së Tik Tok.

Berisha shoqërohet nga disa deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa të pranishëm janë edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Ndërkohë mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat  jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Jane edhe 5 autobote me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

© Panorama.al

Te lidhura