Deputeti i PD-së Saimir Korreshi foli këtë pasdite në Neës24 me lidhje Skype, teksa u ndal fillimisht në aksionin e ri të opozitës, atë të Foltores të hënave përpara kryeministrisë.
Korreshi theksoi se ajo është zëri i qytetarëve, të atyre që vuajnë mbi shpinë vjedhjet e qeverisë, që e trajton buxhetin si lekët e veta.
“Zëri nuk është vetëm foltorja. Do më pëlqente të ishin vetë njerëzit, është në kurriz të tyre. Po e trajton kjo qeveri sikur me e pas buxhetin lekët e veta. Po shikoj përditë sa po vidhet dhe si është ndarë leku i shqiptarëve. Aq kollaj është vjedhur leku i shqiptarëve. Po shikojmë që magazinierë po marrin porte në Vlorë”, tha Korreshi.
Më tej, demokrati bëri dhe autokritikë pasi tha se opozita duhet të fitojë zemrat e qytetarëve, që është një alternativë e denjë qeverisëse.
“Duhet të fitojmë zemrat që jemi alternativa e qeverisë. Kjo është më e vështira. Për mua shteti ka rënë. Sot e vetmja mungesë që akoma kjo qeveri mbahet në këmbë, është disorganizimi i opozitës. Duhet të riorganizohen strukturat. Ne kemi problem se më të pa-adhurueshëm kemi njëri-tjetrin. Kemi gjithë ato përplasjet që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Ka lënë shenjat e veta. PD duhet të kalojë në një cikël, po kalon në një cikël, zgjedhor. Duhet të ketë qenë ato qytete ku nuk ka pasur kryetar. Duke filluar zgjedhje. Rigjenerim, hapja me elementë të rinj. Për t’u bërë atraktiv”, shtoi deputeti.
Së fundmi, Korreshi u ndal dhe tek rasti i Belinda Ballukut, teksa masën e GJKKO për pezullim nga detyra, kryeministria e ka dërguar ngë Gjykatën Kushtetuese. Korreshi thotë se nëse Kushtetuesja merr vendim për ta lënë në detyrë Ballukun, SPAK do kërkojë arrestin e saj. Sakaq, ai shton se e mbështet SPAK, pasi aty ka dhe prokurorë me integritet dhe moral.
“E kam mbështetur me kohë. Nuk do ishin në këtë situatë, me këtë nivel kapjesh institucionesh. Patjetër që nuk ka pyll pa derra, ka persona të lidhur me partinë e majtë. Ne nuk morëm pjesë te vettingun dhe u hodhën me gogla këto, dhe u vendosën një pjesë të mirë të njerëzve. Ka dhe njerëz me moral. E kam mbështetur. Kjo është vetëm 1/100 e atyre që kanë ndodhur, për çdo ministër të PS. Kjo që ndodhi u bë e rrugës dhe ishte kjo qeveri që e mbështeti me zotin Berisha me tërheqjen e pasaportës. Kjo që del kryeministri në GJK është alarmante.
Për mua në logjikën time, kur ka qenë për zotin Berisha, e kam kundërshtuar, se duhet të vinin provat në parlament. deputeti mirë apo keq ka një komision mandatesh për imunitet. Nuk u bë dhe tani është bërë rrugë. Nëse ka një vendim pozitiv nga GJK mund ti hapet rrugë kërkesës së GJKKO apo SPAK për arrestimin. Nëse ka një element për masën e pezullimit ka të bëjë me provat. Nëse lihet në detyrë me vendim GJK, e vetmja mënyrë e SPAK është për të kërkuar leje për arrestimin e saj. Proceset në Shqipëri për fat të keq zgjasin. Nëse shkojmë me ritëm normal, nëse nuk vazhdohet me gjykim të shkurtuar, proceset zgjasin. Nëse ka gjykim të shkurtuar merret vendim në bazë të provave”, përfundoi ai.
© Panorama.al












