Rusia ka marrë vendimin për të mbyllur disa pika kufitare hekurudhore në kufirin me Letoninë, Finlandën dhe Estoninë.
Lëvizja e njerëzve, automjeteve, mallrave dhe ngarkesave përmes pikave kufitare të përcaktuara nga qeveria është pezulluar dhe Ministria e Punëve të Jashtme është urdhëruar të informojë Rigën, Talinin dhe Helsinkin për vendimin, i cili hyn në fuqi më 1 korrik, tha qeveria, sipas Tass.
Sipas raportimeve, kalimet kufitare me Finlandën u mbyllën në Shën Petersburg-Finlandinski, Vyborg, Vyartsilja, Lyutja dhe Svetogorsk, Pechori-Pskovske në kufirin me Estoninë dhe Pitalovo në kufirin me Letoninë.
© Panorama.al












