Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance nisi sulme të ashpra kundër Papa Leo IV në një intervistë.
“Ajo që shpresoj se udhëheqja katolike ka mësuar nga disa nga gjërat që unë, Marco (Rubio) dhe Presidenti Trump kemi thënë për imigracionin është se nuk ka të bëjë vetëm me dinjitetin e emigrantit. Bëhet fjalë edhe për dinjitetin e punëtorëve vendas të fabrikave”, komentoi ai.
J.D Vance vuri në dukje se Iranit do t’i ndalohej të vendoste taksa në rrugët ujore ndërkombëtare.
“Kjo nuk do të përfundojë me iranianët që mbledhin taksa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha ai.
Zëvendëspresidenti amerikan argumentoi gjithashtu se Trump është i gatshëm të urdhërojë bombardime vetëm kur ky veprim është në përputhje me arritjen e një objektivi specifik.
“Ne duam angazhime të qëndrueshme, të verifikueshme dhe të bazuara në inspektime që sigurojnë që Irani të çmontojë plotësisht programin e tij bërthamor”, këmbënguli ai.
“Madje mund të thuhet se nëse e përputhim marrëveshjen e paqes Liban-Izrael me marrëveshjen e nënshkruar midis Iranit dhe SHBA-së, të dy dokumentet në thelb theksojnë të njëjtën pikë: që integriteti territorial i Libanit duhet të respektohet”, theksoi ai.
© Panorama.al












