“Rruga Vau i Dejës-Koman, e shkatërruar”- Berisha: Kur ngrit si shqetësim në Kuvend, Lubi Balluku tha se investojmë vetëm në zona turistike! A ka injorancë më të madhe?! Duhet të jesh alien që…

Apr 5, 2025 | 20:09

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Vuan e Dejës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë, foli për rrugën Vau i Dejës-Koman, duke thënë se është lënë pa investime për 12 vite.

berisha sali

Kur ky shqetësim u ngrit në Kuvend, sipas Berishës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte shprehur se “ne investojmë në zona turistike”.

“Nuk kishte injorancë më të madhe të heqësh nga zona turistike liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Alpet. Duhet të jesh alien të flasësh në këtë mënyrë”, tha ai.

Berisha: Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Jeni njerëz të shtëtitur dhe kudo që të shkelni nuk keni për të gjetur një tokë më pjellore se kjo tokë. Kjo Bashki (Vau i Dejës) ka bukuri mahnitëse. Nuk ka fjordë që krahasohet me liqenin e Komanit.

Do t’u rrëfej një ndodhi. Gjatë 12 viteve rruga Vau i Dejës Koman mbeti siç ishte duke u shkatërruar çdo ditë e më shumë.

Një ditë në parlament deputetët e Shkodrës ia ngrenë Ramës shqetësimin për rindërtimin e rrugës. Aty në përgjigje, ajo që unë e quaj “Lubi Balluku”, se nuk ka njeri më të papërmbajtur në plaçkitje, del edhe thotë ‘ne investojmë në zona turistike’.

Nuk kishte injorancë më të madhe të heqësh nga zona turistike liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Alpet. Duhet të jesh alien të flasësh në këtë mënyrë. Por kjo ishte gjuha që u përdor në parlamentin shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura