Rrufeja godet repartin ushtarak duke plagosur katër nga rekrutët, që përfunduan në spital.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, pranë kampit ushtarak të Mesolongjit.
“Protothema” informon se ra një rrufe dhe si pasojë katër ushtarë u dërguan në spital si masë paraprake, me lëndime djegieje dhe traumë.
Sipas raportimeve, katër ushtarët u frikësuan nga rrufeja dhe u dërguan në spital për mjekim.
Orë më pas, tre dolën nga spitali, ndërsa njëri mbetet nën kujdes shëndetësor.
© Panorama.al












