VIDEO- Rritja e prurjeve si pasojë e shiut, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit

Jan 6, 2026 | 10:18

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së prurjeve në Kaskadën e Drinit kanë nisur shkarkimet e kontorlluara në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Kreu i qeverisë thotë se aktualisht situata është nën monitorim, ndërsa thekson se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.

Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura