Aktivisti Erion Murataj ka komentuar vijimësinë e protestave qytetare që prej 28 ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te kërkesa kryesore e protestuesve, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, Murataj tha se realizimi i kësaj kërkese do të sillte një ndryshim të rëndësishëm politik dhe do të kishte efekt edhe në Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
“Kërkesa e kërkesave është dorëheqja e Ramës. Kjo do të krijonte një efekt domino dhe për Berishën. Kjo do t’u jepte mesazh edhe shqiptarëve që do të ishte i prekshëm realiteti politik, kthimi te vullneti i qytetarëve”, u shpreh ai.
Sipas Muratajt, brenda protestës ekzistojnë disa kërkesa dhe zëra të ndryshëm, por realizimi i një prej tyre do të konsiderohej si një arritje.
Ai komentoi edhe reagimet ndaj protestës, duke thënë se pavarësisht luhatjeve në pjesëmarrje, ajo nuk është dobësuar në mënyrë drastike.
“Propaganda dhe reaksioni që ka krijuar jo vetëm te pushteti, por dhe te opozita, që e kanë sulmuar protestën, kanë harruar një detaj, pavarësisht numrave në shesh, nuk kanë rënë në mënyrë eksponenciale. Ka luhatje patjetër, ishte edhe dita me shi para dy ditësh. Është normale kjo”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “këta individë që janë zëra kundër, iu përgjigjem se lëpirja nuk është pjesë e kulturës. Më mirë të jem arrogant se sa të lëpihen”.
Analisti Murataj: Kërkesa e kërkesave, është dorëheqja e Ramës. Kjo do të krijonte një efekt donimo dhe për Berishën. Kjo do u jepte mesazh dhe shqiptarëve që do të ishte i prekshëm realitet politik, kthimi te vullneti i qytetarëve. Brenda protestës ka disa vokacione.
Realizimi i një kërkese do të quhej si fitore e vogël. Por duhet të kujtojmë se kockat e vogla kanë shuar protestat e tjera më parë. Do të shuhej nga kockat e vogla. Propaganda dhe reaksioni që ka krijuar jo vetëm te pushteti, por dhe te opozita, që e kanë sulmuar protestën, kanë harruar një detaj, që pavarësisht numrave në shesh, nuk kanë rënë në mënyrë eksponenciale.
Ka luhatje patjetër, që ishte dita me shi para dy ditësh. Është normale kjo. Mendoj se numrat janë aty, fryma është mbarëkombëtare. Për këta individë, që janë zëra kundër, iu përgjigjem se lëpirja nuk është pjesë e kulturës. Më mirë të jem arrogant se sa të lëpihen.
© Panorama.al












